string(69) "dalin-ne-shitje-biletat-per-finalen-e-kupes-mes-prishtines-dhe-llapit"

Futboll

Gazeta Express

14/05/2025 17:50

Dalin në shitje biletat për finalen e Kupës mes Prishtinës dhe Llapit

Futboll

Gazeta Express

14/05/2025 17:50

Një nga ndeshjet më të shumëpritura të sezonit do të luhet më 22 maj 2025, kur Prishtina dhe Llapi do të përballen në finalen e Kupës së Kosovës.

Sfida do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, me fillim nga ora 20:00.

Federata e Futbollit e Kosovës ka konfirmuar se biletat për këtë ndeshje kanë dalë zyrtarisht në shitje.

Për të dyja ekipet, rruga e vetme drejt garave evropiane është triumfi në finale, pasi që gjenden larg tri vendeve të para në kampionat.

Biletat mund t’i bleni duke klikuar këtu.