Dalin në shitje biletat e ndeshjes së Kosovës me Sllovakinë - Gazeta Express
string(60) "dalin-ne-shitje-8biletat-e-ndeshjes-se-kosoves-me-sllovakine"

Basketboll

Gazeta Express

23/02/2026 23:09

Dalin në shitje biletat e ndeshjes së Kosovës me Sllovakinë

Basketboll

Gazeta Express

23/02/2026 23:09

Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjes e kombëtares së Kosovës me Sllovakinë.

Kjo ndeshje do të luhet në kuadër të ndeshjeve parakualifikuese për FIBA EuroBasket 2029.

FBK-ja njofton se biletat për ndeshjen Kosova vs Sllovakia janë në shitje nga sot deri më 27 shkurt në fanshopin e KB Bashkimit në Prizren, përballë palestrës sportive “Sezai Surroi”.

Nga nesër biletat do të shiten prej orës 12:00 deri në ora 18:00. Çmimi i tyre është 5 euro.

Ndeshja e dytë parakualifikuese e Kosovës për FIBA EuroBasket 2029 zhvillohet me 27 shkurt.

Ndeshjen e parë, Kosova e kishte fituar ndaj Shqipërisë, me shifrat prej 99-84./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement