string(98) "dalin-ne-shitje-biletat-e-ndeshjes-se-barazhit-te-superliges-vushtrria-llapi-zbulohet-cmimi-i-tyre"

Futboll

Gazeta Express

27/05/2025 12:15

Dalin në shitje biletat e ndeshjes së barazhit të Superligës, Vushtrria – Llapi, zbulohet çmimi i tyre

Futboll

Gazeta Express

27/05/2025 12:15

Federata e Futbollit të Kosovës i ka nxjerrë në shitje biletat e ndeshjes së barazhit për Superligë ndërmjet Vushtrrisë dhe Llapit.

Kjo përballje do të luhet të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke filluar nga ora 16:00, shkruan “Gazeta Express”.

Fituesi i saj do ta sigurojë pjesëmarrjen në Superligën e Kosovës për sezonin 2025/26.

Shtëpia e futbollit kosovar e ka zbuluar edhe linkun ku mund të blihen biletat: https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do

Tribunat që do të jenë të hapura janë: Perëndimi, Jugu dhe Veriu, por jo edhe Lindja.

Ndërkaq, sa i përket çmimit, në Veri dhe në Jug biletat do të kushtojnë nga 3 euro, kurse në Perëndim 10 euro.

Gjithnjë sipas FFK-së, tifozët e Vushtrrisë do të vendosen në tribunën në Veri, kurse atë të Llapit në tribunën në Jug të stadiumit.

Vushtrria përfundoi e dyta në Grupin B të Ligës së Parë dhe në barazhin e kësaj lige e mposhti Lirinë me rezultat 3:1.

Ndërsa tash do ta kërkojë rikthimin në Superligë përmes ndeshjes me Llapin, i cili përfundoi i teti në sezonin e rregullt të ligës elitare dhe rrjedhimisht edhe në barazh, të cilin e siguroi vetëm në xhiron e fundit, duke iu shmangur rënies direkte nga Superliga. /Gazeta Express