Dalin detaje të reja për ofertën joshëse për Mertens nga Galatasaray - Gazeta Express
string(68) "dalin-detaje-te-reja-per-oferten-joshese-per-mertens-nga-galatasaray"

Dalin detaje të reja për ofertën joshëse për Mertens nga Galatasaray

Futboll

Gazeta Express

05/08/2022 17:39

Galatasaray raportohet se janë gati që të investojnë për ta bindur Dries Mertens që të kalojë në Turqi, duke i ofruar atij një kontratë joshëse

Sulmuesi 35 vjeçar është lojtar pa kontratë pasi që kontrata e tij skadojë me Napolin muajin e kaluar, në të cilën skuadër ai qëndrojë nëntë vite. Largimi i Mertens i ka zhgënjyer tifozët kurse lojtari bëri është bërë emocional kur ju dha atyre lamtumirën në rrjetet sociale.

Lexo Edhe:

Siç raporton Gianluca Di Marzio, Galatasaray i ka ofruar Mertensit një kontratë me pagë 4 milionë euro neto në sezon plus bonuse me një rinovim të ri nëse skuadra arrin kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Pos kësaj do të këtë edhe benificione të tjera nga kjo marrëveshje, si një shtëpi me vozitës privat, 30 bileta falas të Turkish Airlines për të ateruar edhe në Napoli dhe Bruksel, që do të bënte që ai të kthehej në shtëpi nëse dëshiron.

Mertens është duke e marrë shumë seriozisht këtë ofertë dhe duket se do ta pranojë. Klubet e tjera të interesuar për të janë: Juventus, Lazio dhe Royal Antwerp, të cilat po e monitorojnë situatën e tij. /GazetaExpress/