Daku shprehet i lumtur që sonte luajti nga minuta e parë - Gazeta Express
string(56) "daku-shprehet-i-lumtur-qe-sonte-luajti-nga-minuta-e-pare"

Sport

Gazeta Express

20/11/2023 23:23

Daku shprehet i lumtur që sonte luajti nga minuta e parë

Sport

Gazeta Express

20/11/2023 23:23

Kombëtarja e Shqipërisë e ka mbyllur me barazim ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Të udhëhequrit e Sylvinhos luajtën baras sonte në “Air Albania” ndaj Ishujve Faroe, në ndeshjen e tetë dhe të fundit në Grupin E, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja u mbyll me rezultatin 0:0

Kjo pikë i mjaftoi “Kuqezinjve” që të mbajnë vendin e parë, nga ku edhe do të shkojnë në “Euro 2024”.

Mirlind Daku pas ndeshjes u shpreh i lumtur që Sylvinho e inkuadroi nga fillimi sonte.

“Një ndjenjë e mirë kur të jepet përgjegjësia nga minuta e parë, kur të beson trajneri në një ndeshje kualifikuese. Ndonëse kualifikimi ishte arritur, përsëri ka përgjegjësi, më bëri të ndjehem mirë”, tha fillimisht sulmuesi gjilanas.

Rreth kundërshtarit dhe mungesës së golit sonte, Daku shtoi: “Ata kanë ardhur vetëm që të mos humbin dhe ishin bllokuar mirë. Kjo ndeshje mund të ishte zhbllokuar nga ndonjë sekuencë apo goditje këndi, pasi bënë bllok. I patëm rastet tona, por as unë nuk i shfrytëzova mirë, pasi një gol do kishte mjaftuar për ta zhbllokuar këtë takim”. /Gazeta Express/