string(119) "dakordim-gojor-me-kurtin-per-postin-e-kryeparlamentarit-limaj-ai-ka-pase-me-shku-me-fole-me-partine-une-me-partine-time"

Lajme

Gazeta Express

26/05/2025 22:41

Dakordim gojor me Kurtin për postin e Kryeparlamentarit, Limaj: Ai ka pasë me shku me folë me partinë, unë me partinë time

Lajme

Gazeta Express

26/05/2025 22:41

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se ka pasur dakordim gojor me Albin Kurtin për postin e kryeparlamentarit.

Por, ai tha se marrëveshje të shkruar nuk ka pasur.

Në “Pressing” të T7, Limaj tha se kishte mbetur që secili të flas me partinë e tij.

“Ne nuk kemi pasur marrëveshje me shkrim, as s’kemi me pas. Ka pasur një dakordim gojor. Çfarë ka ndodhur është se u pa që VV nuk e ka shumicën parlamentare, dhe kjo u pa. Në fakt ne kemi votu komisionin sepse kam qenë i bindur, ne e kemi bërë nga bindja, jo pse kemi pasur marrëvshje”, ka deklaruar ai.

“Nuk jam befasuar, është e drejtë e tyre. Që të jem i qartë”, ka thënë Limaj. /Gazeta Express