Dakordësia për Amnistinë Penale nga opozita, Manja: U vonua nga axhenda të turbullta politike - Gazeta Express
string(91) "dakordesia-per-amnistine-penale-nga-opozita-manja-u-vonua-nga-axhenda-te-turbullta-politike"

Shqiperi

Gazeta Express

03/04/2024 19:42

Dakordësia për Amnistinë Penale nga opozita, Manja: U vonua nga axhenda të turbullta politike

Shqiperi

Gazeta Express

03/04/2024 19:42

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja përshëndeti vendimin e sotëm të opozitës për të miratuar Amnistinë Penale.

“Përshëndes vendimin e opozitës për të miratuar më në fund Amnistinë Penale, e cila u vonua si asnjëherë tjetër nga axhenda politike të turbullta që e morën peng këtë akt kushtetues mëshire të shtetit, duke dëmtuar afro 700 përfituesit e kësaj amnistie”, shprehet Manja në një reagim.

Lexo Edhe:

Manja u shprehu i kënaqur që konstatoi se opozita mbështeti variantin e amnistisë së propozuar nga Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria shqiptare, ku as nuk bëhej fjalë për amnistimin e subjekteve të SPAK-ut e të Gjykatës Speciale.

“Së fundmi nuk e fsheh dot kënaqësinë që siç e pata deklaruar publikisht për mediet përpara Kuvendit – kur turbullia e një pjese të parlamentit e bënte amnistinë të dukej e pashpresë – Amnistia Penale do të marrë të gjitha votat e deputetëve!

Nuk thotë kot populli, i duruari i fituari dhe le të shërbejë ky zhvillim pozitiv edhe për ata që s’kanë pse ikin më nga tavolina e punës, për të marrë rrugë të shkurtra që s’çojnë askund dhe si përfundim për t’i dalë gjatë rikthimit në tavolinë”, mbyll reagimin e tij ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.