Në emisionin sportiv “Favorit”, analisti i njohur Taulant Dajaku ka komentuar sezonin e sapopërfunduar në Ligën e Parë, me theks të veçantë te suksesi i skuadrës Prishtina e Re, e cila për herë të parë arriti të ngjitet në Superligën e Kosovës.
Dajaku e quajti arritjen e klubit një sukses të madh, duke theksuar konsistencën e jashtëzakonshme të ekipit gjatë gjithë sezonit:
“Sukses i madh për Prishtinën e Re. Kanë qenë në krye të tabelës nga fillimi deri në fund. Kanë një organizim për t’u marrë lakmi.”
Megjithatë, krahas vlerësimeve pozitive për performancën sportive dhe strukturën e klubit, Dajaku nuk nguroi të shprehë shqetësimin e tij për emrin e skuadrës.
“Dy skuadra që kanë një emër të njëjtë nuk duhet të duhej me marrë pjesë në një ligë.”
Ai shtoi se, ndonëse Prishtina e Re ka bërë punë të shkëlqyer në fushë dhe në menaxhim, klubi është dashur të tregonte më shumë krijimtari në zgjedhjen e emrit:
“Klubi është dashur të jetë më kreativ në përzgjedhjen e emrit të klubit.”