Analisti i “Favoritit”, Taulant Dajaku ka arritur në një konkludim se Shqipërisë po i dëmtohen gjasat për arritje historike nga vetë selektori i saj.
Ai tha se Sylvinho dhe frika e tij po i zbehin gjasat e Shqipërisë për kualifikim nga ky grup.
“Unë kam thënë që nga Europiani, që Sylvinho e ka ndryshuar sistemin e lojës, dhe nuk po më pëlqen që po tregohet më frikacak seç duhet në ndeshje të mëdha. Me disa vendime të tij, ai po i zbeh gjasat e kombëtares shqiptare për kualifikim në Botëror”, tha ai./GazetaExpress/