Analisti i emisionit sportiv “Favorit”, Taulant Dajaku ka folur për Ligjin e Sponsorizimit të Ministrisë së Rinisë, Kulturës dhe Sportit, gjithashtu edhe për Federatën e Futbollit të Kosovës.
Dajaku është ankuar se pse vitin e kaluar FFK-ja i ka marrë vetëm 200 mijë euro nga sponsorizimi, teksa tash është gëzuar që të paktën i ka marrë 1.3 milionë euro.
Tutje, ai ka shtuar duke cekur një numër se sa duhet të fitojë FFK-ja nga sponsorët.
“FFK-ja duhet të fitojë të paktën 30 milionë euro nga sponsorët, kompanitë e mëdha kishin investu, po kjo nuk po ndodh sepse nuk ka transparencë e demokraci në këtë federatë”, ka thënë ai./GazetaExpress/