Dajaku: Lojtarët e kanë obligim Kosovën, nuk duhet t’i lusim - Gazeta Express
string(58) "dajaku-lojtaret-e-7kane-obligim-kosoven-nuk-duhet-ti-lusim"

Futboll

Gazeta Express

05/10/2025 21:57

Dajaku: Lojtarët e kanë obligim Kosovën, nuk duhet t’i lusim

Futboll

Gazeta Express

05/10/2025 21:57

Emisioni sportiv “Favorit” rikthehet sonte me një emision që i kushtohet kombëtares së Kosovës, asaj të Shqipërisë, Superligës së Kosovës dhe jo vetëm.

Në diskutim e sipër, rreth kombëtares së Kosovës, analisti i përhershëm i emisionit “Favorit” është treguar i ashpër me kritikat e tij ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ai ka thënë se Federata nuk i detyrohet asnjë futbollisti për ta lutur që të vijë te Kosova.

“Nuk duhet t’i lusim lojtarët të vijnë te Kosova, ua dërgon ftesën dhe aq. Ata e kanë obligim Kosovën”, tha ai.

Tutje, ai e kritikoi FFK-në – në veçanti Agim Ademin – për fotot e publikuara me Arbër Zenelin dhe Bersant Celinën.

“Ai postoi foto me Zenelin dhe Celinën, një spektakël i vërtetë, por pastaj nuk u ftuan te Kosova për këto ndeshjet e tetorit”, shtoi ai./GazetaExpress/