Taulant Dajaku ishte mjaft i zëshëm dhe protagonist mbrëmë në emisionin sportiv “Favorit” në T7.
Analisti i emisionit zbuloi ekskluzivisht se kanë nisur hetimet rreth rastit të kërcënimit që u raportua se ua bëri kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi tre lojtarëve të përjashtuar nga Kombëtarja e Kosovës, Arijanet Muriç, Edon Zhegrova e Florent Muslija, shkruan “Gazeta Express”.
Gazetari Arlind Sadiku raportoi për këtë rast duke thënë se një gjë të tillë ia ka zbuluar njëri prej futbollistëve, duke pretenduar se kryetari Ademi iu ka thënë: “ja u thej komt, ja u hupi karrierën”.
Dajaku thotë se hetimet kanë filluar ndaj 5 personave, ndërsa zbulon se sigurisht që kanë nisur kontaktet e para edhe me lojtarët, nga të cilët, sipas tij, do të kërkohen deklarata rreth rastit në fjalë.
Për ta parë emisionin Favorit në Youtube mund të klikoni më poshtë. /Gazeta Express/