Dajaku ka kritika për referimin dhe për ata që i avancojnë referët në Kosovë - Gazeta Express
string(76) "dajaku-ka-kritika-per-referimin-dhe-per-ata-qe-i-avancojne-referet-ne-kosove"

Futboll

Gazeta Express

13/04/2026 16:40

Dajaku ka kritika për referimin dhe për ata që i avancojnë referët në Kosovë

Futboll

Gazeta Express

13/04/2026 16:40

Ish-futbollisti i mirënjohur kosovar dhe tashmë analist i emisionit sportiv “Favorit” në T7, Taulant Dajaku ka reaguar ashpër me një postim në rrjetet sociale.

Në “Facebook”, Dajaku ka reaguar rreth referimit në ndeshjen Prishtina – Dukagjini, që po luhet në këto momente në “Fadil Vokrri”.

“…nje lige futbolli qe avancon dhe delegon refera si ky dhe i perjashton dhe lufton refera si Dardan Qaka meriton te digjet ne ferr. ReferoMafia=Fajdet me pip’”, shkruan Dajaku në “Facebook”.

Ndeshjen Prishtina – Dukagjini po e drejton Eridon Podvorica.

Dardan Çaka në anën tjetër nuk ka referuar që një kohë të gjatë, teksa shpesh në rrjetet sociale bën postime të ndryshme rreth kohës së tij si gjyqtar.

Një i fundit është një foto e tij si gjyqtar, me një mbishkrim “Koha e zbulon të vërtetën”.

Rezultati momental në ndeshjen Prishtina – Dukagjini është 1-1.

Altin Mërlaku shënoi golin e parë në ndeshje, në minutën e 10-të, derisa një minutë më vonë, Mario Ilievski barazoi për 1-1./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement