Emisioni Favorit si çdo të diel të tjetër vjen në ekranet e juaja me tema rreth futbollit vendor.
Për këtë javë temë diskutimit janë ngjarjet e fundit në kampin e kombëtares së Kosovës, shkruan Gazeta Express.
Analisti i rregullt i emisionit “Favorit”, Taualant Dajaku, ka qenë i ashpër me kritika ndaj FFK-së si dhe kryetarit, Agim Ademi.
Madje në një rast ai tha se Ademi mund në Federatë pyetet edhe për gjërat më të imëta.
Ai ka ironizuar duke thënë se edhe për detergjent duhet të pyetet i pari i FFK-së.
“Agim Ademi pyetet edhe detergjent kur të blihet”, tha Dajaku.
Tutje ai shtoi se nuk ka asgjë personale me të si qytetar i vendit, por vetëm me pozitën që ai mban.
“Agim Ademin e kritikoj për shkak të pozitës së tij, jo si person e qytetar të Kosovës”, deklaroi ai.
Emisioni, “Favorit” nis çdo të diel me fillim nga ora 22:00 në T7./Gazeta Express