Taulant Dajaku është treguar kritik ndaj listës së publikuar ditë më parë nga selektori i Kosovës, Franco Foda.
Analisti i emisionit “Favorit” në T7 i përmendi mbi të gjitha dy emra si Drilon Harzollaj e Muharrem Jashari, të cilët kanë mbetur jashtë listës kryesore të të ftuarve për dy ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve, ndaj Rumanisë dhe kundër Qipros, shkruan “Gazeta Express”.
Sipas ish-futbollistit të njohur kosovar, yllin e Malishevës me këtë super-formë do ta ftonte pa menduar dy herë selektori i Kombëtares shqiptare, Sylvinho.
Njëjtë mendon edhe për Muharrem Jasharin.
Ndërkohë, “Talle” uron që të mos përsëriten më rastet e Mirlind Dakut e Arbnor Mujës, të cilët u injoruan nga Kosova dhe me këtë rast bënë zgjedhje tjetër duke iu bashkuar Kombëtares shqiptare, e cila i priti krahëhapur.
Për ta parë emisionin “Favorit” në Youtube mund të klikoni më poshtë. /Gazeta Express/