Pas një pushimi të shkurtër, emisioni “Favorit” rikthehet sërish në ekranet tuaja.
Emisioni “Favorit” vazhdon aty ku e la, derisa do të trajtohen tema të rëndësishme për sportin kosovar.
Në emisionin e sontëm, të parin për sezonin e ri, të ftuar në panel janë: Ramiz Krasniqi, Rafet Prekazi, Taulant Dajaku dhe Bleron Ajeti.
Në diskutim e sipër për xhiron hapëse të Superligës së Kosovës, Taulant Dajaku ka dhënë mendimin e tij për ndeshjen Prishtina – Suhareka, me theks të veçantë për trajnerin e kryeqytetasve, Jean-Michel Cavalli.
“Trajneri i Prishtinës është diçka që i është dashur futbollit të Kosovës. I duhet kohë ta komponojë ekipin, ka ndërru shumë lojtarë”, tha ai.
Tutje, ai foli edhe për Suharekën, të cilën e cilësoi “simpatike”.
“Suhareka është një skuadër interesante, simpatike, e ka rindërtuar ekipin, por ka shumë lojtarë me përvojë në boshtin e saj”, shtoi ai./GazetaExpress/