Analisti i emisionit sportiv “Favorit”, që transmetohet në T7, Taulant Dajaku ka folur për listën e Kosovës, për ndeshjen ndaj Sllovakisë.

Ai ka thënë se Amir Rrahmani duhet të ishte pjesë e listës, pavarësisht lëndimit.
“Franco Foda paguhet për të na dërguar në këso ndeshje. Nuk duhet t’i përzihemi në listën e lojtarëve, mirëpo Amir Rrahmani është dashur të ftohet, për përkrahje ndaj skuadrës”, tha ai.
Kosova luan ndaj Sllovakisë në Bratisllavë, me ndeshjen që luhet në kuadër të “play-offit” për Botëror, më 26 mars./GazetaExpress/