Dafina Zeqiri rikthehet në fëmijëri: Publikon foto nostalgjike - Gazeta Express
string(61) "dafina-zeqiri-rikthehet-ne-femijeri-publikon-foto-nostalgjike"

Yjet

Gazeta Express

08/10/2025 22:18

Dafina Zeqiri rikthehet në fëmijëri: Publikon foto nostalgjike

Yjet

Gazeta Express

08/10/2025 22:18

Këngëtarja e njohur kosovare, Dafina Zeqiri, ka bërë ndjekësit e saj të ndihen nostalgjikë.

Së fundmi, artistja ka ndarë në Instastory një fotografi nga fëmijëria e saj. Në foto, Dafina shfaqet me flokë të kapura dhe një shprehje të ëmbël, duke risjellë në kujtesë momentet e pafajësisë dhe lumturisë së hershme.

Ajo nuk ka vendosur asnjë mbishkrim, duke lënë që fotoja të flasë vetë dhe të krijojë një lidhje emocionale me fansat. Ky veprim ka nxitur komente dhe reagime të shumta, ku ndjekësit kanë shprehur admirim dhe dashuri për artisten edhe jashtë skenës muzikore.

Dafina Zeqiri, e cila njihet për hite si “Fuego”, “Bongu” dhe “Million $”, shpesh ndan momente personale me fansat, duke i bërë ata pjesë të jetës dhe kujtimeve të saj. /GazetaExpress/