Dafina Zeqiri në gjendje të keqe shëndetësore? - Gazeta Express
string(45) "dafina-zeqiri-ne-gjendje-te-keqe-shendetesore"

Dafina Zeqiri në gjendje të keqe shëndetësore?

Rozë

Gazeta Express

19/09/2023 12:53

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri është një ndër artistet më të dashura nga publiku shqiptar.

Së fundmi ajo ka shqetësuar fansat mbi gjendjen e saj shëndetësore teksa ka postuar një foto në Instagram.

Lexo Edhe:

Në foton e publikuar në InstaStory, Dafina shihet duke u mjekuar me një inhalator për thithje ilaçi.

Ndërsa krahas saj shkruan: “Kthehemi në realitet. Bronkiti”, duke treguar kështu që ajo vuan nga bronkiti.

Bronkiti është inflamacion i bronkeve në mushkëri që shkakton kollë . Simptomat përfshijnë kollitjen e sputumit, fishkëllima, vështirësi në frymëmarrje dhe dhimbje kraharori .