Dafina nxjerr këngën e re, shfaqet shumë e afërt me vajzat në videoklip - Gazeta Express
string(69) "dafina-nxjerr-kengen-e-re-shfaqet-shume-e-afert-me-vajzat-ne-videklip"

Dafina nxjerr këngën e re, shfaqet shumë e afërt me vajzat në videoklip

Gazeta Express

22/10/2020 13:43

Dafina Zeqiri publikon projektin e saj më të ri.

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri është njëra ndër këngëtaret më të përfolura në vendin tonë, ajo ka kohë që është duke publikuar projekte muzikore të cilat po mbeten hite, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Stili i saj I veçantë ka bërë që ajo të jetë njëra ndër këngëtaret më të njohura dhe më të mira në vend.

Ajo siç duket nuk e ka ndërmend të ndalet, para pak minutash ajo ka publikuar projektin më të ri që titullohet ZILI ZILI.

Ajo edhe këtë herë po duket shumë ndryshe në krahasim me herët e tjera.

Ajo është paraqitur me një stil të flokëve pak më ndryshe, flokë të gjata e me një ngjyre portokalli të kombinuar me të zezë, pra kjo është Dafina gjithmonë e veçantë e me stil, shkruan Gazeta Express.

Këngëtarja në skenën e parë të klipit është paraqitur më sportive në një ambient mjaftë interesant, ndërkaq në skenën e dytë paraqitet komplet ndryshe, ku shihet pranë një kali.

Në skenën e tretë të klipi ajo duket akoma më e veçantë me një stil shumë unik të flokëve ku ka të veshur një këmishë të bardhë ku duket tejet elegante.

Dhe së fundmi ajo ka të veshur një fustan të gjelbër ku duket shumë bukur.

 Si përfundim i tërë klipi i këtij projekti muzikor mund ta themi me plotë gojë që është ndër më të veçantit që këngëtarja ka bërë ndonjëherë./Gazeta Express/

Dafina Zeqiri – ZILI ZILI