Dafina nuk ndalet, sjell “Dashni” - Gazeta Express
string(30) "dafina-nuk-ndalet-sjell-dashni"

Dafina nuk ndalet, sjell “Dashni”

Muzike

Gazeta Express

07/03/2022 23:12

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka lansuar sonte këngën e saj më të re Dashni në bashkëpunim me Muman

Këngëtarja kosovare vazhdon të jetë aktive dhe sonte ajo ka sjellë këngën e saj të katër me radhë brenda tre muajve me titullin “Dashni”.

Lexo Edhe:

Pasi sjelli këngën “Tdud-duh” bashkë me të dashurin e saj DJ Geek dhe këngën “Mos lëndo” si këngë solo, Dafina sonte ka sjell këngën Dashni që është një bashkëpunim me Muma.

Kënga është një prodhim i Cricket kurse melodia e këngës është krijuar nga Muma dhe Dafina Zeqiri ndërkaq teksti është shkruar nga Muma dhe Elinel.

Dafina vitin e kaluar realizoi dhjeta kënga si dhe krijoi një album dhe duket se edhe këtë vit do të jetë aktive në tregun tonë. /GazetaExpress/