Dafina Kastrati nga Gjermania, përmes muzikës bën thirrje për tejkalimin e pandemisë - Gazeta Express
string(83) "dafina-kastrati-permes-muzikes-nga-gjermania-ben-thirrje-per-tejkalimin-e-pandemise"

Gazeta Express

23/04/2020 12:49

Dafina Kastrati nga Gjermania, përmes muzikës bën thirrje për tejkalimin e pandemisë

Gazeta Express

23/04/2020 12:49

Pandemia Covid 19 pashmangshëm ka ndikuar në jetën e secilit.

Izolimi i detyrueshëm brenda shtëpive ka qenë një lloj reflektim, po njëkohësisht edhe thirrje për një jetë ndryshe pas tejkalimit të kësaj situate

Një rol shumë të rëndësishëm në këtë mes e kanë pasur pa diskutim artistët, të cilët në forma të ndryshme e kanë dhënë kontributin e tyre. 

Dikush me performanca live në platforma online, e dikush me publikimin e këngëve të reja, kanë përcjellë mesazhin për të qëndruar në shtëpi dhe për te respektuar udhëzimet e dhëna, në mënyrë që kjo pandemi të tejkalohet sa më shpejt.

E në mesin e këtyre artistëve është edhe Dafina Kastrati, shqiptarja e cila karrierën muzikore është duke e zhvilluar në Gjermani.

Ajo gjatë këtyre ditëve ka realizuar projektin e saj më të ri me titull “Running”, publikimi i së cilit do të bëhet të premten e 24 prillit, raporton emisioni #gjesi në T7.

Këngëtarja dhe tekstshkruesja përmes kësaj kënge, me zërin e saj të veçantë bën thirrje që secili ta gjejë forcën e brendshme për tejkalimin e kësaj situatë. Pos forcës, “Running” është po ashtu thirrje për shpresë dhe vullnet në këto ditë pandemie.

Pos këtij projekti, Dafina është duke punuar fort për tregun ndërkombëtar të muzikës.

Me single-in e saj debutues “Shot calling” Dafina në vitin 2017 zuri vendin

e tretë në MTV, ndërsa aktualisht është duke punuar në albumin e

saj të parë, i cili parashihet të publikohet po këtë vit.