Dafina Kastrati për #gjesi: Albumi i parë do të sjellë bashkëpunime shumë interesante - Gazeta Express
string(83) "dafina-kastrati-per-gjesi-albumi-i-pare-do-te-sjelle-bashkepunime-shume-interesante"

Gazeta Express

27/04/2020 13:06

Dafina Kastrati për #gjesi: Albumi i parë do të sjellë bashkëpunime shumë interesante

Gazeta Express

27/04/2020 13:06

Është e veçantë në mënyrën e të interpretuarit, njëtë sikur edhe zëri që e karakterizon.

Me një frymë të re në tregun e muzikës gjermane, Dafina Kastrati i është kthyer punës më fuqishëm se kurrë.

Lexo Edhe:

Pas një pauze më shumë se një vjeçare, ajo rikthimin e bën me një projekt dhe një temë e cila është duke e shqetësuar të gjithë botën tash e sa muaj, siç është ajo e pandemisë.

“Running” është kënga e parë solo pas rikthimit, derisa Dafina përmes saj, bën thirrje që secili ta gjejë forcën e brendshme për tejkalimin e kësaj situatë. Pos forcës, “Running” është po ashtu thirrje për shpresë dhe vullnet në këto ditë pandemie. “

“Para dy jave, thjesht, u zgjova dhe nuk isha fare në humor të mirë. Ndihesha shumë keq, e lodhur, si në depresion dhe thashë: njerëzit nuk duhet të ndihen kështu, dua të vazhdojnë. S’ka rëndësi se në çfarë situate jemi, ne, thjesht, duhet të vazhdojmë. Kështu që vendosa ta realizoj këngën “Running”, sepse është këngë motivuese, që t’u japim njerëzve fuqi, shpresën që u duhet momentalisht, sepse jemi të gjithë së bashku në këtë”, ka deklaruar këngëtarja për T7.

Pjesë e videoklipit janë edhe miqtë dhe kolegët e Dafinës nga shtete të ndryshme të botës, përfshirë këtu edhe Kosvën. Krahas vullnetit dhe dëshirës së madhe, këngëtarja dhe tekstshkruesja bën me dije se finalizimi i tij nuk ka qenë aspak i lehtë. Më sfiduese për të ishte realizimi i videoklipit, duke pasur parasysh situatën me të cilën është duke u përballur e gjithë bota si pasojë e Covid 19 dhe sa i përket kësaj, Dafina është shprehur:

“Realizimi i videoklipit ka qenë një sfidë, duke marrë parasysh situatën, por e kemi realizuar këtu në studio. Që nga dita e parë kam dashur t’i përfshij të gjithë miqtë e mi dhe, gjithashtu, ty. Jam shumë e lumtur që edhe ti je pjesë e tij. Ka qenë eksperiencë shumë e mirë ta shohësh se si po funksionon duke qenë të gjithë në karantinë dhe dua ta falënderoj secilin që ka qenë pjesë e kësaj videoje, sepse do të thotë shumë për mua ky projekt”.

Pos këtij projekti, Dafina është duke punuar fort për tregun ndërkombëtar të muzikës. Ndërsa shkëputja nga skena muzikore për më shumë se një vit, ka të bëjë më studimet që tashmë veç i ka përfunduar në arkitekturë. “Qe një vit kam punuar shumë në këtë projekt, pra për albumin, sepse kam pasur disa pauza në mes këngëve për shkak se… Punë, punë dhe vetëm punë deri tani, që t’i tregoj botës se çfarë kemi punuar për ta”.

Pra, “Running” është vetëm nismë për Dafinën. Ajo është duke punuar rreth albumit të saj të parë, për të cilin, pos me vëllain Rinor Kastrati, i cili është bashkëpunëtori i saj më i ngushtë, ka punuar edhe me producent nga vende të ndryshme të botës. Albumi, sipas saj do ketë disa befasi dhe disa bashkëpunime interesante. “Albumi do të publikohet në këtë vit, më në fund, ndërsa singlli i radhës do të publikohet në qershor. Jam shumë e gëzuar edhe për këtë sepse të jep një ndjenjë shumë të mirë, mund të them se mund të vallëzoni me të, sepse është pak a shumë këngë ndejash. Kam kënaqësinë që Rinori, vëllai im, i cili është DJ dhe producent, është po ashtu producenti kryesor i albumit tim. Unë dhe Rinori kemi qenë në Suedi në studion e “Sonymusic”, po ashtu edhe në Berlin, Los Angeles dhe kishim kënaqësinë të punonim me producentë dhe artistë fantastikë. Tashmë jemi bërë si një familje e vogël muzikantësh” ka deklaruar ajo.

Kënga e radhës e Dafinës do të publikohet në muajin qershor. Ajo për #gjesi bëri të ditur se do të titullohet “Baby not tonight” dhe se për të është inspiruar nga muzika e viteve ‘80 dhe ‘90./T7