Dafina dhe Cricket sërish bashkë, publikojnë këngën 'A je pendu' - Gazeta Express
string(61) "dafina-dhe-cricket-serish-bashke-publikojne-kengen-a-je-pendu"

Gazeta Express

01/05/2020 17:44

Dafina dhe Cricket sërish bashkë, publikojnë këngën ‘A je pendu’

Gazeta Express

01/05/2020 17:44

Dafina Zeqiri dhe Cricket janë bërë sërish bashkë, për bashkëpunimin e tyre të dytë brenda dy muajve.

Pas këngës ‘Një herë në jetë’, që Dafina dhe Cricket kanë publikuar në fund të muajit mars dhe menjëherë është shndërruar në një hit në këtë kohë karantine, dyshja sot kanë sjellë edhe një këngë të re.

Lexo Edhe:

Kënga me titullin ‘A je pendu’ është projekti i radhës i Dafinës me Cricket.

Dyshja kanë punuar bashkë për muzikën, ndërsa melodinë e këngës e ka bërë Dafina dhe produksion Cricket, kurse kënga ka tekst të Elinel.

‘A je pendu’ ka një videoklip shumë ndryshe dhe mjaft kreativ e artistik, për animacionet e të cilit është përkujdesur Joan Kamberaj.

Burime nga Gazeta Express mësojnë se kjo këngë është një dedikim pasi që ka copëza personale nga jeta e artistes.

Dyshimet sa vijnë e shtohen se kjo këngë është mjaft personale për Dafinën, pasi që pak ditë më parë edhe konfirmoi ndarjen me dj e saj, Dj Geek./Gazeta Express/

Dafina Zeqiri ft Cricket – A JE PENDU