Ish-deputetja e PS-së Arta Dade u shpreh se Veliaj nuk është një alternativë brenda PS.
E pyetur nëse me shembjen e Teatrit duket sikur Veliaj çimentoi të ardhmen e tij si pasardhësi i Edi Ramës në PS, Dade përgjigjet:
“Nëse do të ndryshonte sistemi zgjedhor do të kishte një frymëmarrje politika. Lëvizja studentore pse të mos transformohej në një lëvizje politike.
Kjo nuk përjashton rastin që edhe unë të krijoja një forcë politike me eksperiencën që kam. Por me këtë sistem është e pamundur që një forcë politikë të avancojë”, tha Dade në “Tempora”.