“DADA RAZË”, Zana Avdiu i përgjigjet Ramiz Lladrovcit, tregon se çka i tha ai në telefon - Gazeta Express
string(84) "dada-raze-zana-avdiu-i-pergjigjet-ramiz-lladrovcit-tregon-se-cka-i-tha-ai-ne-telefon"

Gazeta Express

03/07/2025 21:20

“DADA RAZË”, Zana Avdiu i përgjigjet Ramiz Lladrovcit, tregon se çka i tha ai në telefon

Gazeta Express

03/07/2025 21:20

Aktivistja e shoqërisë civile, Zana Avdiu tregon se ka biseduar në telefon me Ramiz Lladrovci të PDK’së, lidhur me deklaratën e tij se ‘Dada Razë me dalë në zgjedhje, i fiton’.

Avdiu në emisionin Pressing në T7 tha se Lladrovci i ka thënë asaj se ai e ka cituar kryetarin e PDK’së, Memli Krasniqi, ndërsa vetë thekson se nuk e ka thënë atë.

”Më ka kontaktu, dhe mu ka sqaru se si ka qenë komplet ngjarja dhe si ka ardhë deri te Dada Razë. Ai tha unë nuk e kam thënë që ’Dada Razë me dalë i fiton zgjedhjet’, tha unë e kam cituar Memli Krasniqi. Unë i thash nuk e pasna ditë që e ka thënë Memli Krasniqi, dhe kushdo që e ka thënë atë është seksist”.

Ajo tutje shprehi keqardhje që e quajti ’seksist’ Lladrovcin.

”Në këtë studio shpreh keqardhje për atë që i kam thënë Lladrovcit, ai tregoi që i ka mbi 50 për qind të grave në komunë, përmendi edhe disa gjëra të tjera që thoshte që nuk është seksist”, tha Avdiu.