Daçiq: Thaçi 99 për qind pritet të arrestohet nga Gjykata Speciale - Gazeta Express
string(65) "daciq-thaci-99-per-qind-pritet-te-arrestohet-nga-gjykata-speciale"

Gazeta Express

29/09/2020 9:20

Daçiq: Thaçi 99 për qind pritet të arrestohet nga Gjykata Speciale

Gazeta Express

29/09/2020 9:20

99% pritet të ndodhë arrestimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nga Gjykata Speciale. Kështu ka propaganduar kryediplomati serb, Ivica Daçiq.

Në ‘Happy TV’, ai tha se Thaçi e dinte se çfarë do të ndodhte me të, duke aluduar me ngritjen e aktakuzës.

Lexo Edhe:

“Nuk e di nëse Thaçi do të dënohet apo jo. Por probabiliteti për t’u arrestuar është 99 për qind”, u shpreh Daçiq.

Ai theksoi se nuk duhet të gëzohemi për këtë, por duhet të kërkojmë prova.

“Ne duhet të mësojmë nga hebrenjtë… Të njohim çdo sakrificë, histori, të kujtojmë, thjesht të jemi dhimbja jonë kombëtare që duhet ta kalojmë nga brezi në brez”, tha ai.

“Ne si serbë duhet të falim, por ka disa raste që nuk mund t’i falim dhe ne nuk duhet të kërkojmë falje vazhdimisht”.