Daçiq del kundër Beçiqit, shkak është njohja e pavarësisë së Kosovës - Gazeta Express
string(67) "daciq-del-kunder-beciqit-shkak-eshte-njohja-e-pavaresise-se-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

20/06/2021 23:46

Daçiq del kundër Beçiqit, shkak është njohja e pavarësisë së Kosovës

Lajme

Gazeta Express

20/06/2021 23:46

Kreu i Kuvendit të Serbisë ka sulmuar kolegun malazez – kreun e Kuvendit të Malit të Zi Aleksa Beçiq, se nuk është ai që përzihet në punët e brendshme të Malit të Zi, por Podgorica është përzier në punët e brendshme të Serbisë me njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe rezolutën për Srebrenicën, shkruan “Kurir”

“Beçiq dhe tjerët me po atë forcë historike me të cilën paraardhësit tanë në Shkodër dëshmuan vëllazëri, premtojë se në punët t brendshme të Serbisë askush nuk mund të përzihet, ashtu si bëri Mali i Zi me pranimin e Kosovës si shtet i pavarur” tha Daçiq.

Lexo Edhe:

Ai në deklaratën për “ Tanjug” shtoi se gjërat e brendshme të Malit të Zi nuk e interesojnë, as nuk përzihet, duke treguar se as Kosova as Srebrenica nuk janë në Malin e Zi, ndërsa përfaqësuesit malazez morën pjesë edhe në festimin e “stuhisë”.

“Si mund të mos jetë përzierje në punët e brendshme të Serbisë pranimi i Kosovës”?

Daçiq sqaroi se thirrja e tij drejtuar mitropoliti Joanakije për përfshirje në zgjidhjen e krizës politike në Malin e Zi e ka bërë vetëm se konsideron se është e dobishme, që të gjithë liderët që fituan në kohën e protestave të besimtarëve ndaj sulmeve në kishën ortodokse të gjejnë zgjidhje për politikë të përbashkët apo me situatën “do kthehet Gjukanoviq në pushtet”.

“Beçiq dhe ju tjerët mbani në mend, edhe Milo pat thënë se Serbia po bart ndarjet në Malin e Zi, po e vërteta është se ju jeni vetë përgjegjës për politikën tuaj dhe vendimet që nxisin ndarje, vëllazëria nuk është ajo që po bëni tash e sa vite” tha Daçiq.

Daçiq tha se kreut të Kuvendit malazez i ka dërguar ftesë për vizitë në Serbisë, sepse konsideron se dy shtet dhe popujt janë të afërt e vëllezër dhe se paraardhësit dhe “historia na obligojnë të tejkalojmë problemet.