Dabiqaj: Jemi gati për të dhënë më të mirën, do mundohemi përmes lojës së bukur të kualifikohemi tutje - Gazeta Express
string(100) "dabiqaj-jemi-gati-per-te-dhene-me-te-miren-do-mundohemi-permes-lojes-se-bukur-te-kualifikohemi-tutje"

Sport

Gazeta Express

06/07/2022 21:23

Dabiqaj: Jemi gati për të dhënë më të mirën, do mundohemi përmes lojës së bukur të kualifikohemi tutje

Sport

Gazeta Express

06/07/2022 21:23

Futbollisti i Gjilanit, Albert Dabiqaj, është paraqitur sot në konferencë për media, në prag të ndeshjes së parë në Ligën e Konferencës.

Në raundin e parë të kësaj gare, “Skifterat” do të takohen me Liepajan – shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Mesfushori Dabiqaj tha se ai dhe shokët e tij janë gati për të dhënë më të mirën nesër.

“Do të mundohemi që nëpërmjet lojës së bukur të arrijmë kualifikimi tutje. Jemi gati të japim më të mirën. Nuk po mendojmë për sezonin e ri, por po mendojmë për ndeshjen ndaj Liepajas. Atmosfera është e jashtëzakonshme”, tha 25-vjeçari.

Ndeshja e parë mes Gjilanit dhe Liepajas do të zhvillohet të enjten, në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Gazeta Express/