string(70) "cyrih-policia-bastisi-plantacionin-e-kosovarit-me-1700-rrenje-kanabisi"

Lajme

Gazeta Express

08/05/2025 19:27

Cyrih: Policia bastisi plantacionin e kosovarit me 1700 rrënjë kanabisi

Lajme

Gazeta Express

08/05/2025 19:27

Javën e kaluar, Policia Kantonale e Cyrihut zbuloi një plantacion të paligjshëm kanabisi me mbi 1,700 bimë gjatë një kontrolli në Dietlikon dhe arrestoi operatorin.

Të premten e kaluar, zyrtarët e Policisë Kantonale të Cyrihut inspektuan një strukturë të mbyllur në Dietlikon ZH ku dyshohet se prodhohej kërpi (kanabis) CBD.

Në vend të bimëve të pritura të CBD-së, shërbimet e emergjencës gjetën pothuajse 1,700 bimë kërpi që përmbanin THC dhe rreth 150 bimë mëmë,  transmeton albinfo.ch.

Për sqarim: CBD është emërtimi për kanabidiol dhe, së bashku me THC, është kanabinoidi më i rëndësishëm që përmbahet në kanabis. Por, ndërsa THC është përgjegjëse për efektin dehës të kanabisit, CBD nuk ka efekt psikotropik dhe për këtë arsye nuk përfshihet në ligjin për Narkotikët.

Operatori i objektit, një kosovar 29-vjeçar, u informua për inspektimin me telefon dhe më pas u shfaq në vendngjarje, shkruan 20minuten.ch. Atje policia e arrestoi. Pasi u mor në pyetje nga policia, ai u lirua.

Sipas policisë, një kompani e specializuar ka çmontuar objektin dhe e ka asgjësuar siç duhet së bashku me bimët e kanabisit, përcjell albinfo.ch. Tani janë duke u zhvilluar procedura kundër operatorit, për shkelje të Ligjit për Narkotikët.