Curry u del në ndihmë 18 mijë fëmijëve që mbesin pa bukë pas suspendimit të shkollave - Gazeta Express
string(85) "curry-u-del-ne-ndihme-18-mije-femijeve-qe-mbesin-pa-buke-pas-suspendimit-te-shkollave"

Curry u del në ndihmë 18 mijë fëmijëve që mbesin pa bukë pas suspendimit të shkollave

Gazeta Express

14/03/2020 20:10

Stephen Curry dhe e gjithë skuadra e Golden State Warriors e kanë ndalur punën për sezonin aktual të NBA, pasi që kjo ligë u ndal përkohësisht të mërkurën, shkaku i koronavirusit. Të premten, Distrikti i Shkollave të Oakland vendosi t’i mbyllë përkohësisht edhe shkollat.

Mbi 18 mijë fëmijë në Oakland të Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbështetën në ushqimet që ua jep shkolla për të ngrënë bukë të paktën dy herë në ditë. Tani që shkollat janë ndalur, këta fëmijë do ta kenë të pamundur të ushqehen në të njëjtën mënyrë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Për këtë arsye, ylli i NBA Stephen Curry dhe bashkëshortja e tij, Ayesha, lajmëruan të shtunën se ata janë duke tentuar t’u dalin në ndihmë këtyre fëmijëve.

Familja Curry, përmes shoqatës së tyre bamirëse “Eat.Learn.Play.”, kanë dhuruar para për Alameda Food Bank, në mënyrë që të shërbehen në formë mense për ata fëmijë.

“Ne po tentojmë ta bëjmë atë pjesë të detyrës që na takon neve. Shpresoj që ju do t’i bashkoheni kësaj beteje me ne dhe do ta mbështetni njëri-tjetrin përderisa ne po kalojmë nëpër këtë periudhë pasigurie në komunitetin tonë”, tha Curry.

Steph Curry dhe Ayesha i ftuan edhe ndjekësit e tyre në rrjete sociale ta bëjnë të njëjtën gjë. /Gazeta Express/