Curry shënon 23 pikë në kthimin e tij, por Warriors mposhten sërish - Gazeta Express
string(66) "curry-shenon-23-pike-ne-kthimin-e-tij-por-warriors-mposhten-serish"

Gazeta Express

06/03/2020 10:58

Curry shënon 23 pikë në kthimin e tij, por Warriors mposhten sërish

Gazeta Express

06/03/2020 10:58

Stephen Curry i shënoi 23 pikë në 27 minuta lojë në ndeshjen e tij të parë në NBA që nga tetori për shkak të një lëndimi, mirëpo kontributi i tij s’ishte i mjaftueshëm për Golden State Warriors, që humbën me rezultat 121:113 kundër Toronto Raptors.

Tri-herë kampioni i NBA e kishte thyer dorën e tij të majtë në ndeshjen e katërt të sezonit të NBA për Golden State Warriors dhe, shkaku i procesit të shërimit, ai mungoi në 58 ndeshjet e radhës, transmeton Gazeta Express.

Në kthimin e tij nga ky lëndim, Curry arriti të shkëlqejë me 23 pikë të shënuara, shtatë asiste dhe shtatë kërcime për Warriors, që e humbën ndeshjen e dhjetë radhazi në shtëpi.

Norman Powell ishte më i miri te Raptors me 37 pikë të shënuara, ndërsa Pascal Siacam i shënoi pikët vendimtare kur kishin mbetur edhe 45.7 sekonda lojë në rimeçin e finaleve të sezonit të kaluar të NBA.

Klubi kanadez radhitet i dyti në Konferencën e Lindjes, ndërsa Warriors janë në fund të Konferencës së Perëndimit dhe po e përjetojnë njërin prej sezoneve më të dobët në histori të tyre.

Clippes marrin fitoren e gjashtë radhazi

Kawhi Leonardi i shënoi 25 pikë, ndërsa Ivica Zbuac e Montrezl Harrell shënuan “double-double”. Këto kontribute bënë që Los Angeles Clippers t’i mposhtin Houston Rockets me rezultat 120:105 të enjten në NBA.

Clippers e arritën fitoren e gjashtë radhazi, falë pikëve dhe gjashtë kërcimeve, pesë asisteve e dy vjedhjeve të topit të Leonardit në 28 minutat e tij lojë, si dhe 19 pikëve e 10 kërcimeve të Harrell kundër një ekipi më të shkurtër të Rockets, transmeton Gazeta Express.

Russell Westbrook ishte më i miri te Rockets me 29 pikë dhe 15 kërcime, ndërsa James Harden i shënoi 16 pikë, duke u treguar i saktë në vetëm katër nga gjithsej gjuajtjet e tij për Houston.

Nuggets marrin fitore dramatike kundër Hornets

Koshi i shënuar nga Jamal Murray kur kishin mbetur vetëm edhe gjashtë sekonda lojë në çerekun e fundit ia dha Denver Nuggets-ave fitoren me rezultat 114:112 kundër Charlotte Hornets.

76-ers ndalin Kingsat

Tobias Harris e mbylli ndeshjen me 28 pikë dhe 14 kërcime, ndërsa Shake Milton i shtoi edhe 20 pikë të tjera, për t’i ndihmuar Philadelphia 76-ers ta mposhtin me rezultat 125:108 Sacramento Kings, të cilët po e kërkonin fitoren e katërt radhazi. /Gazeta Express/