Curri: Prishtina i ka humbur 15-20 pikë shkaku i referimit këtë sezon - Gazeta Express
string(68) "curri-prishtina-i-ka-humbur-15-20-pike-shkaku-i-referimit-kete-sezon"

Curri: Prishtina i ka humbur 15-20 pikë shkaku i referimit këtë sezon

Gazeta Express

10/07/2020 21:10

Ndihmëstrajneri i Prishtinës, Debatik Curri,  beson se bardhekaltrit janë dëmtuar për të paktën 15-20 pikë këtë sezon shkaku i gjyqtarëve.

Prishtina u ndie së fundi e dëmtuar në ndeshjen kundër Gjilanit, e cila u zhvillua në mesjavë dhe përfundoi me tensione të shumta, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Prishtina u mund 2:1 nga Gjilani në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, në një ndeshje një pjesë të së cilës e zhvilloi me një lojtar më pak në fushë, pas përjashtimit kontrovers të portierit Visar Bekaj, direkt me karton të kuq.

Por, Curri beson se kjo nuk është hera e parë që Prishtina ka humbur pikë shkaku i referimit të dobët.

“Besoj që këtë sezon i kemi humbur minimalisht 15 apo 20 pikë, saktësisht nuk e kam parë. Por, duke i parë sidomos ndeshjet e fundit, që kanë humbur nëntë pikë… ne përgatitemi maksimalisht, por del një person që të ndërhyn direkt në rezultat”, ka thënë Curri në emision sportiv “Favorit” në T7.

“Është problem. Duhet ta kesh ekipin super super të fortë për ta mposhtur edhe referin”. /Gazeta Express/