Çun Lajçi godet Ramush Haradinajn për privatizimet: Tash e mora vesh pse u fal Çakorri - Gazeta Express
string(85) "cun-lajci-godet-ramush-haradinajn-per-privatizimet-tash-e-mora-vesh-pse-u-fal-cakorri"

Gazeta Express

17/10/2020 20:21

Çun Lajçi godet Ramush Haradinajn për privatizimet: Tash e mora vesh pse u fal Çakorri

Gazeta Express

17/10/2020 20:21

Aktori Qun Lajçi ka reaguar pas ka reaguar pas lajmeve për privatizimet e tokave me çmime prej 1 deri në 3 euro. Lajçi ka drejtuar akuza në adresë të Ramush Haradinajt, duke thënë se tash e ka kuptuar pse u fal Çakorri, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Lajçi ka thënë se ka qenë naiv, kur para një viti në roje e një fabrike i kishte thënë se nga Gllogjani e deri në Gjakovë, është e Daut Haradinajt dhe ky i kishte thënë rojës që të mos bënte propagandë.

Lexo Edhe:

“Tash kur u muer vesh se kush bleu nga 200 hektar tokë, me vetëm 1 euro arin, tash e mora vesh edhe unë pse u fal Çakorri!

Sa naiv kisha pasë qenë more Zot i madh!”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Kryetari i AAK’së në deklarimin e pasurisë në Agjensinë Kundër Korrupsion të vitit 2019 ka deklaruar pasuri të paluajtshme tokë kodrinore prej 200 hektarësh të blerë në privatizim në vitin 2009 në vlerë 75 mijë euro, e që i bie 3 euro e 75 cent arin.

Përveç, Ramush Haradinajt, edhe një komandant tjetër i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka blerë tokë të shtetit nga Agjencia e Kosovës për Privatizim.

Bëhet fjalë për kushëririn e Ramushit, Nasim Haradinajn, i cili në deklarimin e pasurisë së tij tregon se vitin 2004 ka blerë 220 hektarë tokë nga privatizimi.

Këta hektarë tokë, Haradinaj i ka deklaruar tek pjesa e pasurisë së paluajtshme me vlerë prej 3 milionë e 300 mijë euro.

Megjithatë kjo nuk dihet nëse është vlera me të cilën Haradinaj ka blerë tokën e shtetit, apo shuma që Nasim Haradinaj tashmë vlerëson pronën e blerë në vitin 2004. 

Me vlerën e deklaruar nga Nasim Haradinaj, i bie që një ari tokë të kushtojë vetëm 150 euro./Express