Çulev me akuza të rënda për Spasovskin, fton Prokurorinë ta hetojë rastin - Gazeta Express
string(72) "culev-me-akuza-te-renda-per-spasovskin-fton-prokurorine-ta-hetoje-rastin"

Çulev me akuza të rënda për Spasovskin, fton Prokurorinë ta hetojë rastin

Gazeta Express

19/02/2020 14:54

Ministri i Brendshëm teknik, Naqe Çulev e akuzon kryeministrin Oliver Spasovski se ka falsifikuar dokument zyrtar dhe e ka keqpërdorur detyrën dhe autorizimin zyrtare, përcjell Gazeta Express.

“Dëshiroj që ta informoj opinionin e brendshëm dhe ndërkombëtar se ministri teknik, Oliver Spasovski vazhdon ta pengojë funksionimin e Qeverisë Teknike, ndërkaq me ndodhitë e fundit në bashkëpunim me një pjesë të shërbimeve profesionale në Qeveri ka bërë edhe vepër penale falsifikim të dokumentit zyrtar dhe keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar, njofton Portalb.mk.

Lexo Edhe:

“Në seancën e Qeverisë e cila është mbajtur të shtunën më 15 shkurt, në votimin e fundit është vendosur pika për shfuqizimin e 5 vendimeve të miratuara nga ana ime për vendosjen e të punësuarve në MPB. Me shumicë të votave Qeveria 10 minuta para mesnate e ka miratuar propozimin që të shfuqizohen të gjitha 5 vendimet për çka ekziston procesverbal/stenogram. Është e paqartë se si ky vendin në mënyrë të shpejtë në koordinim me shërbimet e Qeverisë dhe me miratimin e Oliver Spasovskit është publikuar në Gazetën Zyrtare numër 41 të 15.02.2020, kur përveç 5 vendimeve të shfuqizuara, janë gjetur edhe 124 vendime shtesë për vendosje të të punësuarve dhe 1 urdhër për kryerje të punëve dhe detyrave zyrtare. Këto vendime fare nuk kanë qenë lëndë e shqyrtimit të anëtarëve të Qeverisë, e as që është miratuar vendim për shfuqizimin e tyre”, tha Çulev.

Ai shtoi se duke e pasur parasysh situatën kërkon që urgjentisht të ndërmerren masa me qëllim që të parandalohet fshirja, shkatërrimi ose fshehja e provave.

“E ftoj Prokurorinë që menjëherë të ndërmarrë masa për sigurimin e provave dhe të zbatojë hetim, në të kundërtën do të jenë drejtpërdrejtë përgjegjës për mosndëshkimin e vendimit të falsifikuar të Qeverisë”, tha Çulev.

Ministri teknik bëri apel edhe deri te të punësuarit në Qeveri të cilët, sipas tij, me miratimin e Spasovskit e kanë shkelur ligjin, të përmbahen nga veprime shtesë për, siç tha, shkatërrim ose ndryshim të provave./V.Leka/