Çulev e akuzon Spasovskin për parregullsi në MPB - Gazeta Express
string(48) "culev-e-akuzon-spasovskin-per-parregullsi-ne-mpb"

Çulev e akuzon Spasovskin për parregullsi në MPB

Gazeta Express

28/01/2020 15:08

Ish ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në muajin e fundit të mandatit të tij ka sjellë një numër të madh të vendimeve për ricaktim dhe avancim. Kështu ka theksuar ministri teknik Naqe Çulev, i cili tha se bëhet fjalë për 1500 vendime vetëm nga fillimi i dhjetorit deri më datë 25, dhe 1198 vendime në javën e fundit të mandatit të Spasovskit.

Çulev nënvizoi se sjellja e vendimeve për ricaktim dhe avancim është bërë në mënyrë jokompetente dhe me anashkalime evidente të akteve ligjore dhe nënligjore.

Lexo Edhe:

“Me qëllim që opinioni të merr një pasqyrë të qartë për gjendjen e përgjithshme në MPB, do ta përmend numrin e vendimeve të sjellura në muajin dhjetor të vitit 2019. Domethënë nga fillimi i muajit dhjetor deri më datë 25, janë sjellur gjithësej 1500 vendime, ndërkohë që në javën e fundit për vetëm shtatë ditë pune, janë përpunuar dhe sjellur 1198 vendime. Vendime janë dhënë madje edhe në orët e vona të netëve më 3 janar, madje edhe në orën 12:00. Në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, gjatë muajit dhjetorë janë sjellur vetëm 194 vendime”, tha Çulev./GazetaExpress/