Çuditë Gavi: Pedri e meriton Topin e Artë - Gazeta Express
string(40) "cudite-gavi-pedri-e-meriton-topin-e-arte"

Sport

Gazeta Express

16/03/2025 12:49

Çuditë Gavi: Pedri e meriton Topin e Artë

Sport

Gazeta Express

16/03/2025 12:49

Mesfushori spanjoll, Gavi ka dhënë një mendim shumë interesant, duke vlerësuar jashtëzakonisht shumë bashkëkombësin e tij dhe shokun e skuadrës Pedrin.

Gavi foli para ndeshjes së tyre kundër Atletico Madridit dhe vlerësoi bashkëlojtarin e tij Pedri .

20-vjeçari ka thënë se Pedri e meriton ta fitoj ‘Topin e Artë’.

“Për mua, ai e meriton të fitojë Topin e Artë ”, deklaroi Gavi.

Ai shtoi se gjërat mund të ndryshojnë shpejt në futboll, por e bëri të qartë se sa do të thotë Pedri për ekipin.

“Nuk e di nëse do ta fitojë, sepse futbolli ndryshon shumë shpejt, por ajo që na ofron Pedri është shumë e rëndësishme”, tha Gavi.

Gavi dhe Pedri konsiderohen dy mesfushorët më të rëndësishëm të Barcelonës dhe e ardhmja e klubit katalunas.