Vendimi i Leon Avdullahut për të zgjedhur Kosovën pas pjesëmarrjes në të gjitha nivelet e skuadrave të reja të Zvicrës vjen disa ditë pas Eman Kospos, i cili kishte preferuar fanellën boshnjake ndaj asaj me kryqin e kuq.
Dy premtime të futbollit zviceran që kanë “lënë” vendin ku janë rritur për vendin e origjinës, një zgjedhje që ka ndodhur shpesh vitet e fundit (ndër më të njohurit Mladen Petriç dhe Ivan Rakitiç).
“Federata duhet të ndihmojë në këtë duke përdorur ndoshta ish-lojtarë si ne, që kemi qenë në të njëjtën situatë dhe kemi preferuar Zvicrën”, tha Blerim Xhemaili.
Nëse Zvicra, në këto situata, është më shumë viktimë apo bashkëpunëtore, Blerim Xhemaili u përgjigj: “Mendoj se është më shumë viktimë. Shpesh janë lojtarë që në Zvicër nuk do të kishin gjetur shumë hapësirë ose do të kishin shumë konkurrencë, por ndodh edhe që këto janë vendime të bëra me zemër dhe për mendimin tim të dyja janë të kuptueshme”.
“Është një humbje, mund të kishe luftuar pak më shumë. Nëse nuk do të kisha luajtur për kombëtaren zvicerane, nuk e di nëse do të kisha pasur të njëjtën karrierë”, shtoi ai. /GazetaExpress/