Çudirat e motit, në Slloveni bie borë - Gazeta Express
string(36) "cudirat-e-motit-ne-slloveni-bie-bore"

Lajme

Gazeta Express

09/07/2025 7:22

Çudirat e motit, në Slloveni bie borë

Lajme

Gazeta Express

09/07/2025 7:22

Temperaturat në Slloveni kanë rënë në atë nivel të ulët sa majat më të larta të vendit të përjetojnë borën e korrikut.

Bora ka rënë mbi sipërfaqet që janë rreth 2,200 metra mbi nivelin e detit, ka njoftuar Agjencia sllovene e Mjedisit.

Pamjet kanë treguar shenjat e para të borës së korrikut në Kredarica dhe Kanin.

Kredarica është pikë e rëndësishme për monitorimin e motit, pasi aty është stacioni më i lartë meteorologjik i Sllovenisë në 2,514 metra mbi nivelin e detit.