Çudira para Botërorit, trajner që tronditi Mesin pranë shkarkimit nga kombëtarja që kualifikoi - Gazeta Express
string(93) "cudira-para-boterorit-trajner-qe-tronditi-mesin-prane-shkarkimit-nga-kombetarja-qe-kualifikoi"

Sport

Gazeta Express

02/04/2026 9:13

Çudira para Botërorit, trajner që tronditi Mesin pranë shkarkimit nga kombëtarja që kualifikoi

Sport

Gazeta Express

02/04/2026 9:13

Duket e çuditshme por shumë ekipe përfaqësuese janë duke ndryshuar trajner parak muaj para fillimit të Botërorit, edhe pse kanë siguruar pjesëmarrjen falë tyre në aktivitetet në fjalë.

Ganës i mjaftuan disfatat në miqësore te marsit për të shkarkuar trajnerin Oto Ado, e tashmë duket se të njëjtin shembull do të ndjekë edhe Arabia Saudite me francezin Herve Renar. Ky i fundit i drejtoi në rrugëtimin që siguroi biletën për Botërorin, ashtu si katër vite më parë ku u bënë protagonistë në Katar 2022 teksa mundën Argjentinën në grupe.

Por në shtypin saudit bëjnë të ditur se ai është pranë shkarkimit, pasi ekipi nuk bind me paraqitjet e tij, ndërsa në skuadër pritet të afrohet Ualid Regragui, trajneri i cili u shkarkua nga Maroku një muaj më parë.

Megjithatë, Renar nuk do të mbetet mes katër rrugësh, pasi “L’Equipe” bën të ditur se parashikohet që të marrë drejtimin e një tjetër ekipi pjesëmarrës në Botëror, pikërisht Ganës që ka mbetur pa trajner. Nuk do të ishte hera e parë për Renar, pasi ai kishte nisur eksperiencën e tij në pankinë pikërisht te Gana, si zëvendëstrajner i Klod Le Rua në vitet 2007-2008.

Advertisement
Advertisement
Advertisement