Çuçi: Lini ndasitë e sherret dhe të bashkohemi për t’iu hequr pasuritë kriminelëve - Gazeta Express
string(80) "cuci-lini-ndasite-e-sherret-dhe-te-bashkohemi-per-tiu-hequr-pasurite-krimineleve"

Shqiperi

Gazeta Express

16/06/2022 11:45

Çuçi: Lini ndasitë e sherret dhe të bashkohemi për t’iu hequr pasuritë kriminelëve

Shqiperi

Gazeta Express

16/06/2022 11:45

Në interpelancën me deputetin e PD-së Ervin Salianji, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi i bëri thirrje opozitës që të lërë pas politikat dhe ndasitë dhe të bashkohen në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Çuçi u shpreh se ligji i OFL dhe ai i Vettingut në Policinë e Shtetit janë dy nisma atipike dhe unikale, ndërsa shtoi se do të vazhdojë lufta për të larguar nga Policia e Shtetit ata që nuk e meritojnë uniformën.

‘Çdo debat që vjen nga opozita është i shëndetshëm dhe i mirëpritur. Është e vërtetë se në qoftë ligji i OFL, apo ligji i Vettingut në Policinë e Shtetit, janë dy nisma atipike dhe unikale dhe si të tilla asnjëherë debati rreth tyre nuk është shterues. Ne do largojmë nga Policia e Shtetit ata që nuk e meritojnë uniformën. Do iu heqim nga duart pasuritë, për t’ia kthyer shoqërisë si formë shpagimi, por në këtë betejë ne duhet të jemi bashkë. Politika e ndasive dhe sherrit i duhen lënë një kohe tjetër, sepse nuk na çon azgjëkundi”, tha ministri.