Ç’tregojnë serialet e preferuara për karakterin tënd? - Gazeta Express
string(51) "ctregojne-serialet-e-preferuara-per-karakterin-tend"

TV/Film

Gazeta Express

03/04/2024 22:25

Ç’tregojnë serialet e preferuara për karakterin tënd?

TV/Film

Gazeta Express

03/04/2024 22:25

Që të jemi të sinqertë, me seriale si “Griselda”, “3 Body Problem” apo “The Gentleman”, Netflix na ka mbajtur peng para ekraneve.

Që nga historitë romantike, te krimet, seriale që na sjellin nostalgji, apo tregojnë për shkencën e mjekësinë; të gjitha, tregojnë aspekte të ndryshme të karakterit tonë.

Lexo Edhe:

Me pak fjalë, ti na thuaj se ç’zhaner pëlqen dhe ne të tregojmë ca detaje të personalitetit tënd.

Nëse je nga ata njerëzit që ke qejf komeditë romantike, na lejo të të themi: Po vdes që të krijosh një marrëdhënie.

Nëse direkt kërkon një serial që tregon për dashurinë, si për shembull “One Day” apo “Normal People”, me shumë gjasa, je duke shpresuar që një princ i kaltër të vijë në jetën tënde. Sipas një studimi të kryer nga Valeria Kretz, në vitin 2019, nëse ti kërkon të shohësh drama, mund të jesh në një lidhje të bukur dhe të shëndetshme dhe s’e ndiejnë nevojën e përmbushjes përmes serialeve që rrëfejnë dashurinë sublime.

“Fakti që shihni seriale dramë mund të nxisë besimin se burrat dhe gratë ndryshojnë në mënyrë drastike në nevojat dhe kërkesat e tyre, çka konsiderohet e papërshtatshme”, shkroi Valeria, duke shtuar: “Kështu, përmes inkurajimit të besimeve që nuk përshtaten me ty, të parit seriale romantike mund të krijojë iluzione për kënaqësitë e marrëdhënies, ndërsa ai i serialeve dramë, mund të shoqërohet me kënaqësi më të madhe në marrëdhënie”.

Serialet krim – Po përgatitesh për skenarin më të keq të mundshëm

Sipas hulumtimeve nga Amanda M.Vicary dhe R.Chris Fraley, gratë shohin më tepër seriale me përmbajtje kriminalistike se burrat dhe studimet tregojnë se në thelb, njerëzit që shohin të tilla seriale, përgatiten për skenarin më të keq të mundshëm. Sipas një studimi të YouGov, 58% e grave që pëlqejnë seriale kriminalistike, e bëjnë që të provojnë ndjeshmëri ndaj viktimave dhe për të shmangur skenarin se diçka e tillë mund t’u ndodhë edhe atyre.

Nëse nisni të shihni seriale kriminalistike, nuk mund të ndaleni. Studimet tregojnë se të tilla seriale i fiksojnë njerëzit dhe i nxisin ata t’i shohin edhe më shumë.

Nëse sheh vazhdimisht të njëjtin serial – Mbase je një person i vetmuar

Të gjithë kemi një serial të cilit i rikthehemi për 1001 arsye. Tanimë, studimet mbështesin atë që kemi ndjerë prej kohësh: Ne i shohim “Friends” për herë të 442993 sepse ndihemi të vetmuar.

Hulumtime tregojnë se duke parë seriale të vjetra, ne ndihemi më të mbrojtur nga ndjenjat negative dhe nga vetëvlerësimi i ulët.

Nëse po sheh reality show – Duhet të merresh me diçka në jetën tënde

Nëse nuk rri dot pa parë “BBVA 3”, kemi një lajm të keq për ty! Ndoshta nuk ke pasione, ose nuk ke një motiv për momentin, ndaj mund ta gjesh veten duke parë dramat mes Eglës – Ilnisës – Meritonit. Ndaj nëse e sheh që ke kaluar orë të tëra pranë TV ose reels-ave në Instagram, atëherë, dil, rilidhu me natyrën dhe ndiq dëshirat e tua.