CT vs MRI - Gazeta Express
string(9) "ct-vs-mri"

CT vs MRI

Shneta

Gazeta Express

26/10/2021 11:16

CT (tomografia e kompjuterizuar) dhe MRI (imazheria e rezonancës magnetike) përdoren të dyja për të diagnostikuar dhe përcaktuar stadin e tumorit.

Cila është diferenca midis CT skaner dhe MRI?

Lexo Edhe:

Një CT skaner përdor rreze X për të prodhuar pamje të hollësishme të organeve, kockave dhe indeve të buta. Pacienti shtrihet në një tavolinë që lëviz nëpër një unazë skanimi. Të dhënat e mbledhura mund të shërbejnë për të formuar imazhe tredimensionale. Imazhet zbulojnë anomali në kocka dhe indet e buta, si pneumoninë në mushkëri, tumoret në organe të ndryshme ose fraktura të kockave.

MRI gjithashtu mundëson pamje të hollësishme të pjesëve brenda trupit, por përdor valët e radios dhe një magnet të fuqishëm për të gjeneruar fotografitë. Pacienti gjithashtu shtrihet në një tryezë që zhvendoset në një unazë, me një trashësi më të madhe se ajo e CT skaner. Fotot e përfituara mund të tregojnë ndryshimin midis indit normal dhe atij të sëmurë.

Cilat janë avantazhet e CT?

Me një CT skaner, mund të krijojmë një pamje thuajse të të gjithë trupit, nga qafa te kofshët, në disa sekonda. CT është shumë i dobishëm në diagnostikimin dhe përcaktimin e stadit të kancerit, për të kontrolluar nëse është rikthyer dhe për të vëzhguar nëse një trajtim po funksionon. Është shumë efektiv në ekzaminimin e gjithë trupit për të kërkuar vendet ku është përhapur kanceri (metastazat), të tilla si në mushkëri, mëlçi ose kocka. Përgjithësisht, CT është zgjedhja e parë për të përcaktuar stadin e tumorit.

Cilat janë avantazhet e MRI?

Pika e fortë e MRI është fakti se dallon sëmundje të caktuara të cilat një CT skaner nuk mund t’i zbulojë. Disa tumore, të tilla si i prostatës, i mitrës dhe kancere të caktuara të mëlçisë, janë shumë të padukshme ose tejet të vështira për t’u zbuluar në një skanim CT. Metastazat në kockë dhe tru shfaqen më mirë në një MRI.

Si vendosin mjekët se cila metodë imazherike duhet përdorur?

Mjekët zakonisht përdorin CT skaner për shumicën e pacientëve, përveç rasteve kur një tumor shihet më mirë në MRI.

Për më shumë informacion, kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513.

Spitali Amerikan, Përqafoje Jetën!

https://www.facebook.com/SpitaliAmerikanKosove/ – Facebook

https://www.instagram.com/spitaliamerikanprishtine/?hl=en – Instagram

https://ks.spitaliamerikan.com/ – Web