CSKA Sofia e konfirmon lëndimin e Lumbardh Dellovës - Gazeta Express
string(51) "cska-sofia-e-konfirmon-lendimin-e-lumbardh-delloves"

Sport

Gazeta Express

23/09/2025 17:40

CSKA Sofia e konfirmon lëndimin e Lumbardh Dellovës

Sport

Gazeta Express

23/09/2025 17:40

Klubi bullgar, CSKA Sofia ka konfirmuar lëndimin e pësuar të Lumbardh Dellovës në ndeshjen e fundit kampionale.

Në njoftimin e publikuar nga CSKA Sofia, bëhet e ditur se mbrojtësi kosovar u lëndua para ndeshjes ndaj Botev.

Ai do t’i nënshtrohet testeve të mëtejme mjekësore për të mësuar shkallën e lëndimit dhe kohën e rikuperimit.

“Sot paradite, CSKA zhvilloi një seancë rikuperimi pas ndeshjes me Botev (Vratsa). Në skuadër nuk ka lojtarë me dëmtime serioze, ndërsa gjendja e Lumbardh Dellovës do të bëhet e qartë pas kontrolleve mjekësore shtesë. Mbrojtësi pësoi një problem muskulor menjëherë para ndeshjes së fundit të kampionatit”, thuhet në njoftimin e klubit bullgar.

Gjatë këtij sezoni, Dellova ka zhvilluar shtatë ndeshje, teksa ka shënuar edhe një gol.

Lumbardh Dellova u transferua në Bullgari nga Ballkani në vitin 2024./GazetaExpress/