Liverpooli është ndalur më në fund, pas pesë ndeshjeve të fituara në startin e sezonit në Premierligë.
“Reds” pësuan 2:1 në udhëtim ndaj Crystal Palacve, në kuadër të javës së gjashtë në elitën e futbollit anglez, shkruan Gazeta Express.
Sarr kaloi vendasit në epërsi në minutën e nëntë të ndeshjes, gol që qëndroi deri në fundin e takimit.
Në minutën e 87-të, Federico Chiesa realizoi për 1:1.
E në minutën e shtatë shtesë, Nketiah shënon për fitoren e madhe te Crystal Palace.
Përkundër humbjes, Liverpool vazhdon të prijë me 15 pikë.
Ndërkohë, Crystal Palace tani shkon në vendin e dytë me 12 pikë gjithsej.