string(98) "crypto-darke-bleresit-e-monedhes-trump-paguajne-miliona-per-nje-darke-gala-me-presidentin-amerikan"

Lajme

Gazeta Express

12/05/2025 12:43

“Crypto-darkë”, blerësit e monedhës $Trump paguajnë miliona për një darkë gala me presidentin amerikan

Lajme

Gazeta Express

12/05/2025 12:43

Blerësit e monedhës meme $TRUMP të presidentit të ShBA-së, Donald Trump, pritet të mësojnë të hënën nëse kanë fituar mundësinë për të darkuar me presidentin amerikan më 22 maj. Një ftesë kjo që bëri më shumë se 20 portofole kripto të blejnë më shumë se 100,000 monedha Trump me vlerë afërsisht 100 milionë dollarë, me shpresën për të darkuar me presidentin.

Sipas Reuters, ky event të cilin presidenti Trump e ka promovuar në rrjetet sociale si “ftesa më ekskluzive ne botë”, u premton 220 mbajtësve më të mëdhenj të monedhës meme $Trump, një ftesë për një darkë gala me presidentin. Ndërsa, bëhet e ditur se 25 më të mirët prej tyre do të shijojnë “një pritje ultra-ekskluzive VIP” me presidentin si dhe një “Turne Special VIP”.

Uebfaqja GetTrumpMemes.com, ka hapur një skedë të re, ku njofton se fituesit do të renditen sipas vlerës së monedhave $TRUMP që ata zotërojnë, të cilat llogariten nga koha kur u shpall konkursi më 23 prill deri më 12 maj.  

Kujtojmë se Trump njoftoi për monedhat gjatë fundjavës së inagurimit të tij si president, ku fillimisht kapën vlerën deri në 75 dollarë, për të rënë më pas në 7.50 dollarë. Ndërkohë, Reuters shkruan se vlera aktuale e tregut të të gjitha monedhave $TRUMP është 2.74 miliardë dollarë.

Dihet se 80% e furnizimit të mbetur të monedhave meme mbahen nga një kompani e kontrolluar nga familja Trump dhe një firmë tjetër. Monedha meme $TRUMP është pjesë e gamës në rritje të sipërmarrjeve kripto të familjes Trump, duke përfshirë platformën tregtare World Liberty Financial, ETF-të e reja kripto të Trump Media & Technology Group, një operacion minierash kripto, American Bitcoin dhe një stablecoin të lidhur me dollarin amerikan të quajtur USD1.