Cristiano Ronaldo shkakton “termet” në kampin e Portugalisë - Gazeta Express
string(57) "cristiano-ronaldo-shkakton-termet-ne-kampin-e-portugalise"

Botërori 2022

Gazeta Express

08/12/2022 13:59

Cristiano Ronaldo shkakton “termet” në kampin e Portugalisë

Botërori 2022

Gazeta Express

08/12/2022 13:59

Një media portugeze ka thënë që Ronaldo ka kërcënuar se do të largohet nga kampi stërvitor i skuadrës

Derisa Portugalia e deklasoi Zvicrën me rezultat 6-1 në 1/8-ën e finales në Botërorin e 2022-ës, kapiteni i tyre raportohet se nuk është i lumtur që është lënë jashtë skuadrës si titullar në ndeshjen e fundit.

Pas largimit me dhunë nga Manchester United, Cristiano Ronaldo tani duhet të luftojë për vendin e titullarit me Kombëtare, pasi që ishte zëvendësues në ndeshjen e fundit.

Kjo nuk është duke shkuar mirë për pesë herë fituesin e Topit të Artë, i cili, sipas portalit portugez Record, ka kërcënuar se do të largohet nga kampi stërvitor i Kombëtares.

Çfarë shkruan kjo media?

Artikulli me titull “Ronaldo kërcënon me largim”, thekson së si mbajtësi i rekordit për gola të shënuar me Portugali, nuk ishte i entuziazmuar me vendim që të largohet nga formacioni, pavarësisht së skuadra dukej shumë më mirë pa të.

“Biseda të nxehta ka pasur ai me trajnerin, kur e ka zbuluar se ai nuk do të jetë titullar…ai menjëherë mendoi më të keqen”, thuhet në artikullin e Record.

Megjithatë, shkrimi vazhdon të sqarojë që Ronaldo u qetësua pas lajmit fillestar që e kishte shokuar dhe kuptoi pasojat e këtij vendimi kërcënues në këtë moment vendimtar të skuadrës së shtetit të tij.

Federata e Futbollit të Portugalisë ka mohuar tërësisht këtë shkrim, duke thënë se Ronaldo asnjëherë nuk ka kërcënuar që të largohet nga stërvitjet në këtë garë.

Ronaldo nuk stërvit me rezervat

Pasi e mërkura ishte ditë pushimi, skuadra portugeze zgjodhi ta ndante ekipin në dysh me titullarët që stërvitnin në palestër dhe rezervat që bënin ushtrime të ndryshme në fushë.

Ronaldo, megjithatë, mungoi nga këto sesione pavarësisht së portugezi siguroi të gjithë se ai nuk ka probleme me lëndime.             

Një person tjetër që u mërzit jashtëzakonisht shumë që Ronaldo nuk ishte titullar, ishte partnerja e tij Georgina Rodriguez.

“Çfarë turpi që nuk na lejohet ta shijojmë lojën e lojtarit më të mirë në botë për 90 minuta”, kishte shkruar ajo në rrjetet sociale. /GazetaExpress/