Kombëtarja e Portugalisë po përgatitet për “EURO 2024”, që në të njëjtën kohë mund të jetë i fundit për Cristiano Ronaldon.
Mirëpo, ylli portugez beson se skuadra e tij ka të gjitha aftësitë e duhura për të dalur edhe një herë kampion i Evropës.
Ai po ashtu u shpreh se ndjehet krenar që është lojtari i vetëm që luan në gjashtë kampionate të “EURO-s”, përcjellë “Gazeta Express”.
“Jam krenar që jam lojtari i parë që ka luajtur gjashtë Europiane. Jam i emocionuar për këtë, sepse tregon jetëgjatësinë e karrierës sime. Jam i lumtur dhe ndihem i privilegjuar që jam këtu për të ndihmuar ekipin kombëtar të arrijë objektivat e saj dhe natyrisht, të përpiqemi të shkojmë përpara dhe të fitojmë, që është qëllimi ynë kryesor”, u shpreh si fillim ylli portugez.
Më pas ai shtoi: “Unë besoj se kjo skuadër do t’u sjellë shumë gëzim tifozëve portugez, duke filluar nga ky kampionat Europian. Por për mendimin tim, brezi më i mirë i lojtarëve është gjithmonë ai që fiton trofetë. Shpresoj që kjo kombëtare të fitojë, sepse është një ekip me talent të madh.
Ronaldo nuk e la pa përmendur edhe suksesin historik të arritur në vitin 2016, kur u shpallën kampion të Evropës për herë të parë me Portugalinë.
Siç e dimë të gjithë, vetëm talenti nuk mjafton për të fituar. Ka shumë faktorë që kontribuojnë për të fituar një turne të rëndësishëm si ky. Ne i kemi të gjithë përbërësit për të fituar, por do të marrim një hap pas ndeshjeje, duke besuar gjithmonë se mund të fitojmë. Ajo që arritëm në 2016 ishte historike, si për futbollin portugez, ashtu edhe për futbollin botëror Shikoni lart dhe shikoni se është e mundur të fitojmë Kampionatin Evropian”, shtoi ai.
Portugalia është në grupin F, së bashku me Turqinë, Republikën Çeke dhe Gjeorgjinë./GazetaExpress/