Cristiano Ronaldo nuk dëshiron të lëvizë nga Juventusi - Gazeta Express
string(54) "cristiano-ronaldo-nuk-deshiron-te-levize-nga-juventusi"

Cristiano Ronaldo nuk dëshiron të lëvizë nga Juventusi

Gazeta Express

13/07/2020 19:04

Ronaldo do ta respektojë kontratën me Juventusin.

Cristiano Ronaldo, që aktualisht po synon ta kalojë Ciro Immobile në garën për Këpucën e Artë në Itali, raportohet se ka vendosur të qëndrojë në Juventus.

Lexo Edhe:

Tuttosport shkruan se Ronaldo nuk do të përfshihet në thashethemet për një interesim të Paris Saint-Germain dhe objektiv ka të thyejë rekordin e katërt me fanellën e Zonjës së Vjetër.

Portugezi, që arriti në Torino për 117 milionë euro në vitin 2018 nga Real Madridi, nuk e ka ndërmend të lëvizë nga Juventusi, të paktën deri në vitin 2022, kur t’i skadojë kontrata me Zonjën e Vjetër, ani pse u raportua ditë më parë se CR7 mund të provojë një aventurë të re.

Ronaldo ka shënuar këtë edicion 28 gola në 28 ndeshje në Serie A, lojtari i parë i Juventusit që pas 60 vitesh shënojë të paktën 25 gola në një sezon në Serie A.

Ronaldo ka shënuar 32 gola këtë edicion në të gjitha garat, duke barazuar rekordin e Del Pieros, derisa objektivi është të thyejë rekordin prej 36 golave të shënuar në një sezon për Zonjën e Vjetër dhe të mbyllë atë golashënuesi më i mirë në histori të Juves. /Gazeta Express/