Cristiano Ronaldo merr një vendim të madh, i propozon fejesë Georginas – ajo thotë po - Gazeta Express
string(82) "cristiano-ronaldo-merr-nje-vendim-te-madh-i-propozon-fejese-georginas-ajo-thote-po"

Futboll

Gazeta Express

11/08/2025 21:34

Cristiano Ronaldo merr një vendim të madh, i propozon fejesë Georginas – ajo thotë po

Futboll

Gazeta Express

11/08/2025 21:34

Georgina Rodriguez ka bërë sot një njoftim të madh në rrjete sociale.

Georgina Rodriguez ka konfirmuar vendimin e madh të Cristiano Ronaldos për lidhjen e tyre, mes faktit që ylli i Al Nassr-it mori leje të thyejë një rregull strikt të Arabisë Saudite.

Ronaldo, i cili ka luajtur për klube si Manchester United, Real Madrid dhe Juventus, e përfundoi kohën e tij në Evropë duke firmosur për Al Nassr në dhjetor të vitit 2022.

Ky ishte një transferim i madh për Arabinë Saudite, e cila “mbylli sytë” për statusin e tij në lidhje për ta finalizuar marrëveshjen.

Vendi ndalon çiftet e pamartuara të bashkëjetojnë.

Një avokat anonim tha për EFE, sipas SPORT:

“Edhe pse ligjet e mbretërisë ende ndalojnë bashkëjetesën pa kontratë martese, autoritetet kohët e fundit kanë filluar ta injorojnë këtë dhe nuk e ndjekin më penalisht askënd. Megjithatë, këto ligje përdoren kur ka një problem ose krim.”

Ronaldo u njoh me Georginën në vitin 2016 në Madrid, kur ajo punonte në një dyqan të Gucci-t.

Georgina ka pohuar se takimi i parë me fituesin pesë herë të “Topit të Artë” ishte “dashuri me shikim të parë”.

Ajo tha:

“Takimi ynë i parë ishte te Gucci, ku unë punoja si asistente shitjesh.

Disa ditë më vonë, u pamë sërish në një event të një marke tjetër.

Atëherë patëm mundësinë të flisnim në një atmosferë të qetë, jashtë ambientit tim të punës. Ishte dashuri me shikim të parë për të dy.”

Ata kanë qenë bashkë që atëherë, dhe tani 40-vjeçari i ka propozuar asaj.

Georgina, 31 vjeç, e konfirmoi fejesën në rrjetet sociale, e shoqëruar me mbishkrimin:

“Po, e pranoj. Në këtë dhe në të gjitha jetët e mia.”

Ronaldo ka menduar për martesën prej disa vitesh, duke i thënë më herët Piers Morgan-it se ai dhe Georgina të dy “e meritojnë” atë.

Për planet e martesës në vitin 2022, ai kishte zbuluar:

“Nuk po mendoj tani për këtë, por e shoh në të ardhmen… mendoj se e meritoj, ajo e meriton, por nuk është diçka që është tani në planet e mia. Në të ardhmen, po, dua.”

Ronaldo, i cili ka pesë fëmijë, ka dy fëmijë me Georginën – Bellan dhe Alanan.

Kush është Georgina Rodriguez?

Georgina është nëna e fëmijës së katërt të Ronaldos dhe vajzës së tij më të vogël.

Ajo ka lindur më 27 janar 1994 në Jaca të Spanjës, nga një nënë spanjolle dhe një baba argjentinas.

Influencerja, e cila ka gati 68 milion ndjekës në Instagram, ka mësuar vallëzim para se të ndryshonte karrierë drejt modelimit, pas studimeve të gjuhës angleze në Londër. /GazetaExpress/